Gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj, dëshmon në GJKKO ish-prokurori Arjan Ndoj

Gjyqi ndaj Plaurent Dervishaj, dëshmon në GJKKO ish-prokurori Arjan Ndoj

Ish-prokurori Arjan Ndoj është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se ai do të dëshmojë në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 11 majit Arjan Ndoji u zgjodh deputet i Partisë Demokratike nga lista e hapur në Durrës.

Plaurent Dervishaj konsiderohet nga SPAK si organizatori i atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në nëntor të 2019. 

Dervishaj është anëtari i bandës së Durrësit dhe akuzohet edhe për vrasjen e Klodian Saliut në 2005, kryer në bashkëpunim si dhe Vajdin Lamajt e Artan Arsit me eksploziv, po në të njëjtin vit. 

Dervishaj ndodhet në masë sigurie arrest me burg për “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy