
Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV ka folur për situatën në PD dhe politikën në përgjithësi për të cilën u shpreh se kur je në politikë duhet të marrësh përgjegjësi.
Ai tha se duhet të tregosh se sa je i aftë të marrësh vendime për të mirën e partisë ku je, ndërsa theksoi se shumë njerëz kanë zënë një kolltuk komod në parti por që janë të paaftë për të prodhuar politike. Sipas tij, Rama nuk ka më çfarë të japë pasi ka kaluar çdo limit, ndërsa për Bashën tha se është ende në një provim.
Kur je në politikë duhet të tregosh se sa je në gjendje të marrësh vendime apo jo, mund të jenë dhe kosto. Natyrisht kur merr vendime të qarta njerëzit fillojnë dhe e mirëkuptojnë, çdo gjë është në kohën e vetë. Natyrisht që PD është në moment të vështirë, por nuk e fus veten te njerëzit që zënë një kolltuk komod në parti, por kam treguar të kundërtën që këtë kolltuk komod e kanë zënë njerëz të tjerë që nuk prodhojnë politikë, flas në të gjithë skenën politikë. Prandaj është momenti të bësh betejat më të mira dhe të ndihmosh partinë ku je që të bësh ato betejat më të mira për të ardhmen.
Në vitin 2021 pasi një grup i vogël 4-5 personash ish anëtar të kryesisë që nuk pranuan të garonin për forume krijuam grupimin për PD dhe ishim 10 anëtarë, nga të cilët në 9 shtator, 8 rrëzoheshin nëpër shkallët duke shkuar në zyrën e Berishës dhe një nga zhgënjimet e mia ishte se si kishte mundësi që njerëz që do duhet të tregonin integritet dhe qëndrueshmëri u dorëzuan prapë te modeli vjetër, dhe kjo nuk është se kanë djegur karrierën e tyre këta 8 persona, por fakti është se nuk arritëm dot që dhe ai grupim që tentoi të formatonte partinë u dorëzua, prandaj nuk është vetëm problemi lidershipit por dhe problemi jonë, mungesa e koherencës, kurajës për ti çuar gjërat deri në fund.
Kur je konsistentë dhe i qartë në atë që do njerëzit të dëgjojnë. Në këtë kuptim Rama për mua s’ka çfarë të japë më se ka kaluar çdo limit, ndërsa Basha është në një provim. PS dhe PD besoj se do jenë, ndërsa foltorja po shkon drejt shkrirjes dhe po ashtu dhe PL.



