
Gazetari Gazmend Saiti deklaroi në MCN Live se Beogradi kërkon që përmes Asociacionit të krijojë minishtet brenda Kosovës.
Ai theksoi se nuk mund të krijohet një Asociacion pa pasur siguri se ato do të funksionojnë si OJF.
Saiti thotë se Asociacioni do të dërrmojë Kushtetutën e Kosovës, ndërsa i sheh veprimet e Escobarit si arbitrare.
Në rastin e Asociacionit gjithë insistimi i serbëve është pavarësimi i institucioneve serbe brenda Kosovës. Duke pasur universitete, policie bashkiake, minishtet brenda një shteti. Janë 4-5 komuna serbe që mund të krijohen brenda territorit të Kosovës! Me vendim të gjykatës Kushtetuese të gjitha këto janë hedhur poshtë. S’mund të krijohet një Asociacion pa pasur siguri që ato do jenë një OJF. Duket qartë që këta insistojnë të bëjnë minishtete brenda Kosovës. Kjo veprimtari do jetë në dëm të Kosovës. Për mua një Asociacion është thjesht dërrmim i kushtetutës së Kosovës. Edhe veprimi i Escobarit është arbitrar, sepse nuk mund të thoshte një nga jashtë që Asociacioni duhet të formohet dhe do formohet. Ka një Kushtetutë Kosova. Rasti i Mitrovicës së Veriut është gjëja më konkrete se çfarë ndodh. Atje ka një Serbi të vogël brenda Kosovës, nuk respektohen as çështjet më anësore si targat. Llogriteni pastaj nëse merr indicje për të krijuar komuna në formë Asosacioni. Fuqia e Kosovës në këto komuna edhe sot që flasim është e vogël. Ata marrin paga të dyfishta, marrin informacione për të vepruar nga Serbia. Udhëhiqen direkt nga Vuiçiçi. Si mund të krijohet një Asociacion kur ne jemi të pafuqishëm kundrejt këtyre. Ata që janë të privilegjuar janë po serbët. Llogaritini tani, serbët me urdhër të Serbisë nisën të djegin makinat për targat. Imagjino të bëhet me ligj. Nuk e duan marrëveshjen në atë formë siç është. Vuçiçi e ka anuluar takimin për të ardhur në Shqipëri, e ka bërë për këto gjëra”.
Gazetari thotë se qartazi negociatorët e BE anojnë nga ana e Serbisë, ndërsa SHBA ka kërkuar një marrëveshje ku Kosova pranohet si shtet i pavarur nga Beogradi.
Targat janë në kuadër të negociatorëve, jo në kuadër të Kryeministrit dhe Presidentit. Dy negociatorët e BE, Borrell tha se Vuçiç pranoi kërkesën e BE dhe Kurti nuk e pranoi. Qartazi duket që këta negociatorë kanë një anim nga ana e Serbisë. Presidenti Biden ka thënë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen, nëse Kosova pranohet nga Serbia si shtet. Të jetë një marrëveshje ku Kosova të ketë të drejta të barabarta me shtetet e tjera. Kur ndërkombëtarët ulen në tavolinën e diskutimeve duhet të hiqen prapashtesat, Kosova dhe Metohija...Marrëveshja arrihet kur dy shtetet shkojnë të barabarta para ndërkombëtarëve, shtet i pavarur Serbia, shtet i pavarur Kosova. Borrell është spanjoll, Lajçak është sllovak, të dy shtetet nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. E gjithë pjesa e politikës së SHBA-ve ka qenë që Kosova duhet të ketë të drejta të barabarta. Çfarë shkaktoi deklarata e Borrellit? A ishte vetë Presidentja Osmani që e kritikoi deklaratën e tij, të njëjtën gjë bëri edhe z.Kurti".
Lidhur me tërheqjen e Presidentit Vuçiç nga Samiti i 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë, Saiti tha:
Para një jave u miratua një rezolutë në PE ose të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ose s’do ketë mundësi për pranimin në BE. Ka kaluar një javë nga rezoluta dhe s’po shihet asnjë dritë jeshile që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Përballë një tërheqje të Serbisë nga Rusia do ishin punët më të thjeshta për dialogun. Presidenti serb tha unë s’do shkoj në Shqipëri për të dëgjuar pallavrat e ndërkombëtarëve. Si mundet që Presidenti i Republikës të thotë që ndërkombëtarët flasin marrëzira dhe nuk ka reagim nga ndërkombëtarët. Nëse do kishte reaguar kështu Kosova, do kishte deklarata të njëpasnjëshme nga ndërkombëtarët".
Gazetari tha se nëse në Samitin e Tiranës do të diskutohet çështja e Kosovës, do ishte një gjë e madhe për Prishtinën.



