ZOOM shton masat e sigurisë

ZOOM shton masat e sigurisë

Zoom ka vendosur të shtojë masat e sigurisë në mënyrë që të ruaj të dhënat personale të përdoruesve.

Sapo aktivizohet sistemi i aplikacionit të videokonferencave do t’u kërkojë përdoruesve të vendosin kode një përdorimshme nga aplikacionet e autentikimit, përmes SMS ose një telefonate. Zoom lançoi verifikimin me dy faktorë (2FA) për të gjithë llogaritë duke e bërë më të lehtë parandalimin e fenomenit “zoomboming” dhe thyerje të tjera të sigurisë.

Kështu tentativat e sulmuesve për të vjedhur llogaritë do të bllokohen, sepse duhet të kenë akses fizikisht në pajisjen tuaj.

2FA është i disponueshëm për Zoom në ueb, desktop, aplikacionet mobile dhe Zoom Room. Bazohet në protokollin TOPT që do të thotë se funksionon me aplikacionet Google Authenticator, Microsoft Authenticator dhe FreeOTP.

Kompania mbështet edhe metoda të tjera si SAML, Oauth dhe verifikim me fjalëkalim. Në fillim të vitit Zoom përfundoi në telashe sepse pretendonte që ofrojë video thirrje të enkriptuara por që nuk ishte ashtu.

Kur vendosi ta sillte këtë nivel sigurie tha se do të ofrohet vetëm për përdoruesit me pagesë e përsëri u kritikua ndërsa vendosi ta ofrojë për të gjithë.

Në rastin e 2FA, niveli i sigurisë vlen për të gjithë përdoruesit me pagesë dhe falas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy