Ish-kryeministri Berisha ka analizuar sot në fjalën e tij në çadrën e protestës arsyet pse PD-ja kërkon me ngulm qeveri teknike. Berisha tha se ndikimi i bandave dhe parave të drogës është i sigurt në zgjedhjet e qershorit, nëse nuk krijohet një qeveri teknike.
Pjesë nga fjala e Berishës
Kanë sakrififikuar, kanë ardhur të ngrënë e të pangrënë, bënë gjithçka për të bindur edhe shqiptarin e fundit se po luftojnë për të, për fëmijët e tij, se nuk po luftojnë për pushtet e privilegje.
Ata mund t’u thonë ju pse doni ti prisni mandatin Ramës? Nuk kemi kundërshtime, nëse është I lidhur aq shumë pas karriges, të firmosë që të ikë më datën 18, të krijojmë qeverinë teknike e të bëjmë zgjedhje të lira. Ne nuk e ngatërrojmë me qytetarët shqiptarë.
Pse ne e kërkojmë qeverinë teknike. Mendoni lumin e parave të drogës, të armëve të drogës, të bandave, të gjitha të lidhra me partinë e tij. Ne që nuk e deshëm drogën, nëse ne do të thoshim të legalizojmë drogën, nuk merrnim armiqësinë e drogmenëve dhe atyre që e mbjellin dhe shesin. Por ne nuk do ta bëjmë, sepse kjo do të thotë t’ua drogosh të ardhmen shqiptarëve.
Nuk mund të pranojmë kurrë t’ia falim votën drogës dhe krimit. Edi Rama, sot të kanë braktisur të gjithë. Sot të kanë braktisur edhe aleatët. Pse? Se u pëlqen opozita? Jo, absolutisht, por sepse kauza e opozitës është kauzë e drejtë.
Këta burra dhe gra bojkotuan për 6 muaj parlamentin për shkak të kriminelëve me mandat. Çfarë bën Rama? I nxjerr nga dera, i fut nga dritarja.



