Kandidati për primaret e PD, Ilir Alimehmeti në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se ajo që i dhëmb më shumë në Tiranë janë ndërtimet në masë që kanë ndryshuar fytyrën e qytetit. Ai ka renditur disa punët të cilat i ka cilsuara si të këqija të realizuara nga kryetari aktual i bashkisë.
Mua më dhëmb që jam rritur këtu dhe se njoh më këtë. Fakt është që kullat tashmë janë ndërtuar, plani është që të mbulohet dhe më shumë akoma. Ju kujtoj se vite më parë kur u ndërtua ai Torre Dren që tani s’duket fare, unë mendoj se ka dy elementë këtu, njëri është legjitimiteti ai ka zbatuar rregullat deri në fund ka marrë leje dhe e dyta, edhe pse legjitim mund të shkoj kundra vizionit dhe interesit të qytetarëve. Personalisht mendoj se referendumet në të gjithë Tiranën do ishte ajo që mendon populli, sepse vullneti i popullit e bën legjitime. Nëse ndërtimet shkojnë kundër interesit të qytetarëve do zbatojmë vullnetin e qytetarëve. Veliaj ka krijuar një situatë me ndërtimet dhe për rrjedhojë duke parë indeksin ndërtimor dhe jo human, unë shoh njerëzit. Qyteti është në shërbim të njerëzve. Ka pasur një dendësi të popullatës, 10 mijë për km katror, pra nga kjo do kesh probleme me trafikun, problem uji i pijshëm, problem ajri ndotur, të gjitha problemet e mundshme sepse kjo popullatë kështu nuk jeton dot. Që ta quash jetesë, janë 4 elementë kyç, banesë, arsim, punësim dhe dëfrim. Problemi i mësimit me turne një problem më vete.
Më tej ai ka renditur me pika shkurt se cilat janë tre prioritete tij nëse bëhet kryetar bashkie në Tiranë.
1.Zhdukja e aferave dhe vjedhjeve, pra lufta kundër aferave.
2. Rishikim i planit urbanistik, nuk do të thotë hedhje poshtë por rishikim, me dëgjesa dhe ekspertë.
3. Plan ekonomik i qëndrueshëm dhe pa risk. Na është thënë që tiranë ka të ardhurave në risk, që vijnë nga ndërtimi dhe s’ka plan afatgjatë të qëndrueshëm.



