Qeveria duket se më në fund ka vendosur të mbyllë koncesionin shumë të diskutuar të pullave fiskale.
Lidhur me këtë, gazetari Kodian Tomorri në MCN Economy u shpreh se përmes pullave fiskale shteti kontrollon tregtimin e mallrave kryesisht të atyre që kanë rrezikshmëri të lartë për kontrabandë dhe evazion.
Ai tha se ky koncesion e kreu të gjithë afatin për të cilin u dha madje dhe u shty me justifikimin se qeveria s’kishte gati strukturën, por problemi qëndron në faktin se dhe me mbylljen e këtyre koncensioneve tarifat nuk ulen më. Sipas tij, investimet e ngritura nga kompania koncensionare duhet ti kalojnë shtetit.
E para kishte kundërshti nga bizneset që prekeshin nga ky koncesion kryesisht një nga kundërshtitë e forta që e ka kundërshtuar ishte prodhuesit e birrës sepse i sillte tarifa të larta dhe përtej këtyre ishte fakti tjetër se ky shërbim ishte gati risi shqiptare se ishte model që gjente zbatim në dy tre vende në të gjithë globin.
Përmes pullave fiskale shteti kontrollon dhe tregtimin e mallrave, kryesisht ato mallra të forta që preken nga ky koncesion që janë subjekt i akcizës si alkooli, duhani pra janë mallra që për shkak të natyrës së tyre kanë dhe riskun e lartë për evazion dhe kontrabandë.
Koncesioni e kreu të gjithë afatin për të cilin u dha madje dhe u shty me justifikimin se qeveria s’kishte gati strukturën për ta marrë përsipër dhe u arrit marrëveshja që koncesioni të shtyhej dhe me një 1.5 vite dhe tani kemi një parashikim që koncesioni të përfundoj dhe shërbimi të rikthehet në shtet, por ajo që po flitet është se qeveria do të kontraktojë një person të caktuar për të kryer shërbimin e pullave fiskale nuk e dimë nëse do jetë publike apo private.
Më tej ai theksoi se të thuash që koncesioni i pullave fiskale ishte më i shtrenjtë është paksa e pasaktë sepse vendet e tjera e kanë shërbim shtetëror dhe jo privat.
Problemi është që këto tarifa kur vendosen përmes koncensionimit justifikohen me atë investimet që do duhet të bëjë kompania për të ngritur sistemin e pullave por dhe kur këto përfundojnë tarifat mbeten aty ku janë.
Për shembull koncesioni me mjetet e identifikimit ka qenë një koncesion me norma të llahtarshme fitimi i ka marrë qytetarëve shqiptarë mbi gjysmë mld euro dhe pasi ka mbaruar koncesione dhe tarifat nuk u ulën.
E njëjta gjë ndodhi dhe me koncensionin e kolaudimit që pati rritje të tarifave, dhe justifikimi ishte se shteti do bëjë investime, pra është e gjitha një skemë që zhvat qytetarët herë për llogari të privatit dhe herë për llogari të qeverisë ndërkohë që qytetarët vetëm paguajnë dhe tarafat nuk ulën më. Kjo është frika që mund të ndodhë dhe me pullat fiskale.
Kompania koncensionare do duhet të lërë të gjithë sistemin e ngritur që bën të mundur prodhimin për pullën fiskale te shteti. Në këtë rast nuk e dimë nëse do ndodh apo jo sepse nga projektligji i hartuar shteti flet vetëm për shtetëzim të shërbimit dhe pastaj autorizim të personit të caktuar për të kryer shërbimin që se dimë nëse do të jetë entitet publik apo jo.



