Eskortat e përfshira në ‘paketat luksoze’ në klubet e Milanos/ Disa të arrestuar, sekuestrohen 1.2 milionë euro

Eskortat e përfshira në ‘paketat luksoze’ në klubet e Milanos/ Disa të arrestuar, sekuestrohen 1.2 milionë euro

Policia e Milanos ka zbuluar një skemë të dyshuar kriminale ku përfshihet një kompani e organizimit të eventeve në jetën e natës, e cila dyshohet se kishte krijuar një aktivitet të paligjshëm të lidhur me favorizimin e prostitucionit dhe pastrimin e parave. 

 

Si pjesë e hetimit, katër persona janë vendosur në arrest shtëpie nga autoritetet italiane. Sipas Prokurorisë së Milanos dhe policisë financiare, kompania organizonte evente në klubet e natës dhe i shoqëronte ato me paketa “luksoze”, ku dyshohet se përfshihej edhe prania e eskortave. 

 

Konkretisht, sipas prokurorisë, të dyshuarit  e kishin përqendruar biznesin e tyre në rekrutimin e grave, duke përfshirë eskorta profesionale, të disponueshme për të marrë pjesë në evente të organizuara dhe të gatshme të ofronin shërbime seksuale, të shpërblyera më pas, për një klientelë veçanërisht të pasur të gatshme të shpenzonte shuma të konsiderueshme, duke përfshirë figura të njohura si sipërmarrës dhe futbollistë të Serie A. 

 

Numri i këtyre të fundit thuhet se është i konsiderueshëm.  

 

Këta lojtarë nuk ishin vetëm banorë të Lombardisë, por edhe atletë që udhëtonin për në Milano, të cilët dyshohet se kryenin aktivitet seksual pas ndeshjeve të profilit të lartë.

 

Autoritetet kanë sekuestruar mbi 1,2 milion euro, që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin dhe personat e përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy