Protesta e 29 tetorit/ PD: Këto janë gjashtë akset rrugore të vendit që do të bllokohen

Protesta e 29 tetorit/ PD: Këto janë gjashtë akset rrugore të vendit që do të bllokohen

Partia Demokratike ka paralajmëruar një protestë për të martën, më 29 tetor.

Në mbledhjen e mbrëmshme me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetaret e degëve, është vendosur se me 29 tetor demokratët do të bllokojnë në shenjë proteste 6 akset kryesore rrugore në të gjithë vendin.

Demokratët do të mblidhen në Milot, në Shkozet, në zonën e Bradasheshit, në Rrogozhinë, Levan dhe tek Casa Italia në Tiranë për të  bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

Ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile zbret në akset kryesore të Shqipërisë.
• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan

Bllokimi i ketyre akseve rrugore do të nisë në orën 17.00 të së martës dhe pritet të zgjasë disa orë.

Kjo është protesta e dytë që opozita zhvillon pas asaj të 7 tetorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy