Haradinaj: Lajmi i madh për vizat brenda 10 ditësh

Haradinaj: Lajmi i madh për vizat brenda 10 ditësh

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si ‘lajm të madh’ atë që do ta sjellin përfaqësuesit e BE-së në qershor. Sipas tij, kjo është një nga pjesët më kryesore të procesit të liberalizimit.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se takimi me përfaqësuesit e BE-së është paraparë të bëhet brenda 10 ditëve të ardhshme.

“Në 10 ditë që vijnë, ne kemi paraparë një takim me përfaqësuesit e BE dhe më pas t'i kthehemi axhendës evropiane. Në qershor vjen lajmi i madh, por nuk përfundon aty, e pas kësaj duhet të fokusohemi në punët nacionale”, ka thënë Haradinaj.

E për këtë proces, Haradinaj ka kërkuar ndihmën e të gjithëve. Përveç që medieve i shkroi letër ditë më parë, ai sot ka ftuar elitën nga sporti e muzika që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Na duhet ndihma e të gjithëve. Ftoj elitën tonë qoftë nga sporti, muzika e gazetarët që të kontribuojnë në këtë proces”, ka shtuar kryeministri.

Ky takim i përfaqësuesve të BE-së me zyrtarët kosovarë rreth procesit të vizave, nuk është i pari. Zyrtarët e BE-së ishin para disa javësh në Kosovë ku analizuan disa procese dhe dhanë sugjerimet e fundit.

Ndryshe, sipas njohësve dhe udhëheqësve shtetërorë, në qershor Kosova merr vulën rreth procesit të liberalizimit, i cili ka pak gjasë të ndodhë në shtator, e më shumë gjasë ka që të ndodhë në dhjetor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy