Amnistia fiskale që ka premtuar qeveria, për gazetarin e ekonomisë Klodian Tomorri, është më shumë amnisti penale përmes së cilës qeveria synon të mbledhë sa më shumë të ardhura.
Në një lidhje me Skype në TvT, Tomorri tha se edhe FMN është e paqartë për këtë nismë të qeverisë, teksa kërkon që të mos diskriminohen subjektet e biznesit që paguajnë rregullisht taksat.



