Fronti i Komandës së Brendshme izraelite, pas një vlerësimi të situatës lidhur me Iranin, ka vendosur që nga ora 23:00 e mbrëmjes së sotme aktivitetet edukative do të ndalohen në shkolla dhe kopshte në të gjithë vendin.
Vendimin e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak, duke shtuar se në hapësira të hapura tubimet do të kufizohen në 1000 persona.
Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Adrienne i kërkoi Iranit që të lirojë menjëherë anijen dhe ekuipazhin e saj ndërkombëtar.
Ne dënojmë sekuestrimin nga Irani të MSC Aires me flamur portugez, me pronësi britanike në ujërat ndërkombëtare.
Anëtarët e ekuipazhit janë shtetas indianë, filipinas, pakistanezë, rusë dhe estonezë.
Nga ana tjetër Joe Biden është rikthyer sot në Uashington për konsultime me ekipin e tij të sigurisë kombëtare mbi ngjarjet në Lindjen e Mesme.
Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.



