Limaj: Marrëveshja me Serbinë do të kalojë në referendum dhe në Parlament

Limaj: Marrëveshja me Serbinë do të kalojë në referendum dhe në Parlament

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, thotë se nuk ka mundësi të ketë marrëveshje të gabuar, pasi ajo do të kalojë në referendum dhe votim në Kuvend.

Limaj ka bërë me dije se gjatë hartimit të platformës, delegacioni ka konsultuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

“Presim duke respektuar procedurat parlamentare platforma të jetë në seancë plenare. Aty deputetët do të kenë mundësi që të japin kontributet e tyre. Miratimi i kësaj platforme nga Kuvendi i Kosovës do të thotë se Kosova përfundimisht ka një zë dhe një qëndrim zyrtar në dialogun e mundshëm më Serbinë, gjë që i ka munguar deri me tani Kosovës”, ka thënë Limaj për RTV 21.

Limaj është shprehur se për t’u vënë në zbatim marrëveshja eventuale me Serbinë janë paraparë dy instrumente.

“Referendumin dhe votimin në Kuvend. Nuk ka mundësi që kjo të mos kalojë në këto procedura. Një marrëveshje e dëmshme nuk do të votohej as nga qytetarët e as nga deputetët”, ka shtuar Limaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy