Reciprociteti/ Spahiu: Qeveria ose do poshtërohet, ose do ndeshet me bandat e Vuçiç-it! Marrëveshjen e përcakton ndeshja (VIDEO)

Reciprociteti/ Spahiu: Qeveria ose do poshtërohet, ose do ndeshet me bandat e Vuçiç-it! Marrëveshjen e përcakton ndeshja (VIDEO)

Profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, foli në një lidhje skype në MCN TV lidhur me takimet që zhvilluan sot në Kosovë emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe ndërmjetësi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Spahiu tha se qeveria e Kosovës mund të poshtërohet sërish nëse s’ka marrëveshje para 1 shtatorit, duke shtuar se nëse nuk është në gjendje të përballet me bandat e Vuçiçit më mirë ta shtyjë zbatimin e reciprocitetit për targat. Spahiu tha se nëse qeveria e Kosovës e ka mundësinë ta zbatojë reciprocitetin, do të jetë Vuçiçi ai që do të lëshojë pe.

Janë përpjekje për të arritur një marrëveshje para 1 shtatorit, përndryshe Kosova do të përballet me një sfidë, ku qeveria ose do poshtërohet sërish, ose policia e Kosovës do ndeshet me bandat e Vuçiçit në Veri të Kosovës. Çdo betejë përfundon me një marrëveshje, por është rezultati në terren që e bën çfarë do jetë marrëveshja. Nëse s’do kemi marrëveshje para 1 shatorin, marrëveshjen do ta përcaktojë rezultati i ndeshjes. Nëse qeveria e Kosovës do jetë e zonja ta zbatojë këtë reciprocitetin, nëse Vuçiç e konstaton që është e zonja ta bëjë, ai do lëshojë pe. Nëse ai mendon se qeveria e Kosovës nuk ka mundësi ta zbatojë reciprocitetin, sigurisht s’do të lëshojë pe në këtë marrëveshje”.

I pyetur në lidhje me deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan në Serbi, i cili tha që Beogradi ishte i përgatitur në tryezën e bisedimeve, Spahiu tha se ai po përpiqet ta marrë me të mirë Serbinë që ta shtyjë drejt marrëveshjes.

Pala që duhet të merret me të mirë dhe të futet në binarë është pala serbe. Ambasadori amerikan tenton ta marrë me të mirë, ta përkëdhelë që ta fusë drejt marrëveshjes. Gjithmonë ai që është më i fuqishëm mund të rezistojë më shumë, dhe është më problematike që ta bindësh në një marrëveshje”.

Spahiu nuk është i mendimit që ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi kanë dhënë mesazhe të ndryshme, pasi qëllimi i tyre është i njëjtë, arritja e marrëveshjes.

Janë rezultate të një politike. Diplomacia amerikane është e zhvilluar në mesazhe. Mesazhe që s’konsistojnë në një politikë të caktuar, mund të bëjnë vetëm ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk besoj se kjo mund të ndodhë në SHBA që dy ambasadorë të përcjellin mesazhe që konsistojnë në politika të ndryshme. Sigurisht ato janë të ndryshme në formë, por qëllimi është i njëjtë arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbi. Duken të ndryshme, me fjalë të ndryshme, por kanë një synim të vetëm, nënshkrimi i marrëveshjes”.

I pyetur mbi mundësinë e shtyrjes për herë të dytë të zbatimit të reciprocitetit, Spahiu tha:

Mund të ketë, por do ishte një turpërim dhe poshtërim i madh i qeverisë së Kosovës. Nëse institucionet vlerësojnë që s’mund ta zotërojnë situatën në Veri, më mirë ta shtyjnë, se sa të thyejnë kokën në mur. Nëse e ka guximin dhe mundësinë ta bëjë këtë, marrëveshja do bëhej pas këtij epilogu të ndeshjes, forcave policore të Kosovës dhe bandave të Vuçiç në Veri”.

Spahiu vë në dukje se Serbia ndoshta kërkon në këmbim të njohjes së Kosovës, Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, por kjo gjë kundërshtohet nga SHBA. Ai shton se situata e tanishme është e favorshme për Kosovën që të marrë njohje nga Serbia.

Ajo është qenësore është marrëveshja për njohjen. Mendohet që Asosacioni i komunave me shumicë serbe është një monedhë këmbimi për njohjen. Serbia i jep Kosovës njohjen, Kosova lejon Asosacionin me kompetenca ekzekutive. Zyrtarët amerikanë thanë se s’mund të ketë shtet brenda shtetit. S’mund të ketë Republika Srpska të dytë. E përcaktuan që autonomia serbe s’mund të shkojë aq larg. Serbia ka qenë e pakënaqur me planin Ahtisari dhe kërkon diçka më të madhe. Deri më tani Albin Kurti as dëshiron ta diskutojë formimin e Asosacionin, aq sa Vuçiç nuk përmend mundësinë e njohjes. Pazari është tepër larg. Ky këmbimi që mendohet akoma nuk është në rend dite. Megjithëse pritjet e mia kanë qenë që pas presionit që u është bërë palëve nga Stoltenberg, Blinken, takimet që kanë bërë Escobar me dy palët dhe zyrtarët e BE, kam pritur që para shtatorit të ketë një marrëveshje për njohjen, por si duket kjo është larg, apo ndoshta gjërat janë përafruar, por opinion publik akoma s’po informohet. Kosovës i duhet ta mbyllë këtë konflikt, pasi situata ndërkombëtare është e favorshme, për shkak të luftës në Ukrainë, zgjimit të vetëdijes së vendeve evropiane për rrezikun rus. Është një mundësi për Kosovën që ta marrë njohjen nga Serbia”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy