Drejton BKH nga krijimi, SPAK i jep mundësinë e riemërimit znj.Aida Hajnaj me kushtin që ajo të kalojë me sukses 7 fazat testimi. Mes tyre janë përgatitja fizike testi i vrapit dhe pompat e po ashtu edhe makinën e të vërtetës Poligrafin.
Edhe pse ende si ka përfunduar mandate, drejtuesja aktuale e Byrosë Kombëtare të Hetimit trokiti në Qeverisjen e Prokurorëve për një Mandat të Dytë, të drejtë të cilën ja njeh ligji.
Por siç është raportuar edhe në media KLP e refuzoi këtë aplikim me argumentin se gara çelet nga komisioni i SPAK dhe jo prej tyre.
Emisioni “FactCheck” ka siguruar njoftimin zyrtar të SPAK i cili ka hapur garën prej pak ditësh edhe pse mandati 5 vjeçar i znj.Hajnaj përfundon më 31 gusht 2025.

Ky komision i përbërë këtë herë nga Altin Dumani drejtues i SPAK, Arben Kraja ish drejtues i SPAK dhe Behar Dibra prokuror do të përzgjedhin mes garuesve.
E teksa ky njoftim është zyrtar, thembra e Akilit qëndron tek koka e njoftimit. “Njoftim mbi procesin e riemërimit të Drejtorit të BKH-së”.
Riemërim automatikisht pranon si garues vetëm znj.Hajnaj pasi vetëm ajo ka qenë njëherë e ëmëruar dhe ka të drejtë riemërimi.
Aplikimi i refuzuar nga KLP tani do të shqyrtohet nga Komisioni i SPAK dhe do ti nënshtrohet 7 fazave sikur të garohej nga e para.
Mes testeve që do të duhet të rikalojë drejtuesja aktuale Referuar ligjit nr.95/2016 janë: shtatë (7) faza si vijon:
1. Shqyrtimi i aplikimit;
2. Testi i arsyetimit logjik;
3. Kontrolli mjekësor;
4. Testi fizik;
5. Ese me shkrim;
6. Intervistë;
7. Verifikim figure, deklarim i aseteve dhe testi i poligrafit;
Edhe pse zyrtarisht ende nuk ka asnjë qëndrim, emisioni “FactCheck” ka mësuar se në rast të moskualifikimit të zonjës Aida Hajnaj për mandatin e saj të dytë atëherë ky komision do të rihap sërish garën.



