Greqia: Kërcënimet e përsëritura turke për luftë janë të papranueshme

Greqia: Kërcënimet e përsëritura turke për luftë janë të papranueshme

Greqia, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtën e detit, hedh poshtë edhe një herë pretendimet e njëanshme të Turqisë dhe i cilëson kërcënimet e përsëritura të luftës si krejtësisht të papranueshme.

Kështu iu përgjigj ministria e Jashtme greke deklaratave që ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu bëri ditën e djeshme.

"Greqia të bëjë një hap prapa dhe t'i përmbahet marrëveshjeve ose do të bëjmë atë që është e nevojshme", tha ministri turk, duke përmendur një stërvitje ushtarake të zhvilluar nga Athina në detin Egje dhe duke kërkuar çmilitarizimin e ishujve grekë me të cilët përballet Turqia.

“Deklaratat e zyrtarëve turq në lidhje me çmilitarizimin e ishujve të Egjeut janë refuzuar vazhdimisht në tërësinë e tyre në bazë të një sërë argumentesh, të përfshira edhe në letrat që Greqia i ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara", përgjigjet Ministria e Jashtme greke, duke kujtuar sesi komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar tashmë vënien në pikëpyetje të sovranitetit të ishujve grekë dhe kërcënimet e Ankarasë për luftë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy