Futbollistit shqiptar, Elvis Kabashi, i kanë hequr patentën në Itali. Lojtari i Juventusit po drejtonte një makinë tip “Mercedes”, e cila u përfshi në një aksident rrugor ku mbetën të plagosur tre persona.
Pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, Kabashi rezultoi mbi normën e lejuar.
Njëra prej të plagosurve, një grua 33-vjeçare nga Breshia, është në gjendje të rëndë në spitalin e Versilias. Sipas hetimeve të policisë, Kabashi po udhëtonte me shpejtësi kur është përplasur me një Fiat 500 që ecte në të njëjtin krah të rrugës dhe drejtohej nga një turist arab. Kjo ka bërë që makina e shqiptarit të dilte në korsinë tjetër, duke shkaktuar aksidentin.



