
Kapacitetet aktuale në kaskadën e Drinit, në nivele maksimale. KESH realizon procedurën e shitjes për 288 mijë MWh, me një vlerë totale 8.5 milionë euro, duke plotësuar edhe kërkesën e OSHEE-së, e cila ka blerë energji me vlerë 92 mijë euro, për bizneset që duhet të kishin dalë në treg të lirë tashmë.



