Kjo është “bisha” e re e presidentit Donald Tramp, ja si do të jetë Limuzina “Kadillak 1” (FOTO)

Kjo është “bisha” e re e presidentit Donald Tramp, ja si do të jetë Limuzina “Kadillak 1” (FOTO)

Limuzina e presidentit të ri të SHBA, Donald Tramp, e quajtur “Kadillak 1”, do të bëjë debutimin e saj ditën e inaugurimit të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Për automjetin e cilësuar edhe me nofkën “bisha”, kuptohet se ai nuk do të jetë i një njëjtë me ato të mëparshmet, pasi “Kadillak 1” do të jetë i pajisur me armatim, përfshirë hedhjen e gazit lotsjellës dhe shotgun, ndërsa nuk do të mungojnë edhe disa rezerva gjaku (të llojit të gjakut të Donald Tramp), në rast emergjence, sipas mediave botërore.

Dyert dhe dritaret e limuzinës janë rezistentë ndaj plumbave, si dhe goditjeve me armë kimike e biologjike. Ato kanë një mbyllje hermetike dhe vetëm shoferi nga brenda automjetit është në gjendje që t’i hapë. Detajet e sakta të automjetit nuk zbulohen për publikun për arsye sigurie, por në modelet e mëparshme limuzina ka qenë e pajisur edhe me mbrojtëse për familjen presidenciale nga bombat e vendosura në rrugë.

Shërbimi Sekret propozoi zëvendësimin e limuzinës presidenciale në vitin 2014 dhe tashmë modeli i ri do të zëvendësojë një flotë prej 12 automjetesh të përdorura nga presidenti Barak Obama prej vitit 2009. Në automjetin e ri raportohet nga shtypi se do të shtohet një veshje për dyert, duke i bërë ato akoma më të rënda dhe presidenti Tramp nuk do të mund t’i hapë ato nga brenda. “General Motors” është paguar në total 15 milionë dollarë për të realizuar automjetin.

Automjeti i ri do të ketë të njëjtat ngjyra, të zezë dhe argjend si limuzinat e mëparshme, por do të mbulohet edhe me një lloj pikturimi kamuflazhi për të fshehur elementët e rinj që do të shtohen. Makina e mëparshme peshonte 8 ton. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy