Kryeministrin e Kanadasë e “kryqëzojnë” për komentet mbi vdekjen e Castros

Kryeministrin e Kanadasë e “kryqëzojnë” për komentet mbi vdekjen e Castros

Ashtu si kur ishte gjallë, Fidel Castro i ka ndarë liderët botërorë në dy pjesë edhe pas vdekjes. Ndërsa shumica e tyre shprehën ngushëllime të vaktëa, duke kujtuar rolin e tij në shtetin komunist, qëndrimi i kryeministrit të Kanadasë ishte më i ngrohtë.

Lideri 90-vjeçar që ndërroi jetë dje është vlerësuar nga disa për arsimimin dhe kujdesin shëndetësor falas që aplikoi në Kubë, por kundështarë të tij e kanë kritikuar ashpër për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e cilësoi një “udhëheqës i shquar” dhe “revolucionar legjendar e orator” në një deklaratë që kujtonte miqësinë e babit të tij me Castron.

“Edhe pse një figurë kontroverse, mbështetësit dhe kundërshtarët e Castros ia kanë njohur dedikimin e thellë dhe dashurinë për popullin kuban, te i cili është shumë i madh adhurimi për Komandantin. Im atë ishte shumë krenar kur e quante mik dhe unë kam pasur mundësinë ta takoj kur im atë ndërroi jetë. Ishte gjithashtu një nder I madh për mua të takoja tre djemtë e tij dhe vëllain, presidentin Raúl Castro gjatë vizitës time në Kubë”, tha Trudeau.

Kjo deklaratë shkaktoi kritika dhe shumë prej figurave të njohura të politikës amerikane reaguan me ironi.

Senatori amerikan i Floridës, Marco Rubio, i cili është me origjinë kubane, e cilësoi këtë deklratë si të turpshme, madje e vuri në dyshim nëse ishte e vërtetë apo një parodi.

Kritika ndaj kryeministrit pati edhe në politikën kanadeze. Kellie Leitch, e cila po garon për kreun e Partisë Konservatore në Kanada, e kritikoi shefin e qeverisë për servilizëm.

Reagim të menjëhershëm pati edhe në rrjetet sociale. Menjëherë në “Tuiter” nisën postimet me hashtagun #TrudeauEulogies, nëpërmjet të cilave ironizohej deklarata e Trudeau, duke u përmendur diktatorë si Musolini apo Stalini.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy