Kastraveci stabilizon tensionin e gjakut

Kastraveci stabilizon tensionin e gjakut

Sipas të dhënave nga studimet, kastraveci përmban fibër, proteinë, kalcium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.

Kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përqendrimi i lartë i ujit te kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit.

Stabilizimi i tensionit të gjakut

Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht. Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.

Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia. Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut, por edhe përsëritjen e këtij problemi.

Kundër dhimbjes së kokës

Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi. Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci. Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës./starbenne.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy