Aktori Dwayne Johnson "The Rock" ka zbuluar se disa parti e kanë kontaktuar dhe e kanë pyetur nëse do të dëshironte të kandidonte për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një sondazh zbuloi se 46% e amerikanëve do të mbështesnin fushatën e tij.
I ftuari i parë në podkastin e ri të komedianit Trevor Noah 'What Now?', aktori dhe ish-mundësi tha se “ishte vërtet i prekur dhe i nderuar" nga sondazhi.
“Në fund të vitit 2022, më vizituan zyrtarë të partive të ndryshme, të cilët më pyetën nëse doja të kandidoja.
Ishte e gjitha shumë surreale, sepse nuk ishte kurrë qëllimi im”, tha aktori.
Megjithatë, Johnson, i cili e përshkroi veten politikisht i pavarur, i dha mbështetjen e tij Joe Biden në 2020.



