
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor mbeti i vrarë efektivi i policisë Enea Mekolli, 34 vjeç, ndërsa u plagos rëndë kolegu i tij Edison Adri, 36 vjeç.
Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se Policia e Korçës nuk ka njoftuar Policinë e Shtetit për aksionin e ndërmarrë për kapjen e të shumëkërkuarit dhe autorit të dyshuar të ngjarjes, Violand Braçellari, duke e cilësuar këtë veprim si shpërdorim detyre.
Enea Mekolli është efektivi i vrarë, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur. Po kështu është plagosur edhe autori i ngjarjes.
Kishin dështuar disa herë forcat RENEA për ta vënë në pranga, për faktin se është ish ushtarak he ka njohuri për t’i shpëtuar forcave. Automjetet e policisë me 7 forca kanë shkaur në zonën ku fshihej.
Kur forcat e policisë kanë menduar se e kanë rrethuar, ai ka qëlluar me kallashnikov drejt tyre.
Ngjarja është shumë e rëndë, tregon se forcat e policisë do të duhet të kenë tjetër qasje për mënyrën se si organizojnë aksionet për kapjen e personave të shumëkërkuar.
Nuk dimë nëse ka patur plan të posaçëm operacional, përse nuk ka patur RENEA, që janë më të përgatitur dhe te specializuar kur ka eksponentë me rrezikshmëri të lartë.
Në rastin konkret, është anashkaluar rrezikshmëria që paraqiste ky ish ushtarak. Për shkak të aftësive si ish ushtarak dhe njohjes së zonës, duheshin forcat e tjera operacionale ose RENEA.
Nëse konfirmohet se nuk është ndjekur rruga institucionale e komunikimit dhe se Policia e Korçës, nuk janë njoftuar strukturat qendrore të Policisë se Shtetit, atëherë mund të ngrihen përgjegjësi penale për zyrtarët përgjegjës të Drejtorisë së Policisë së Korçës.
Në operacion mungesa e forcave të specializuara, përfshirë RENEA-n, ngre pyetje mbi mënyrën e organizimit të ndërhyrjes.
Pavarësisht rëndësisë së ngjarjes dhe humbjes së jetës në krye të detyrës, nuk është marrë ende një përgjegjësi e qartë institucionale që, sipas saj, do të duhej të shoqërohej me dorëheqje apo hetim të thelluar për zbardhjen e plotë të rrethanave.



