Eksperti ekonomisë Elvin Meka tha në “MCN Economy” se dy nga problematikat kryesore me të cilat ndeshen kompanitë e huaja në Shqipëri janë zbatimi i kontratës dhe ligji për pronësinë e tokës. Meka tha ndër të tjera që Shqipëria është një vend i prapambetur në formimin industrial të fuqisë punëtore, dhe jemi ekspert biznese kafeneje dhe jo inovacion, apo punë që duan mend dhe teknologji.
Çdo vend ka avantazhet e tij krahasuese. Të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë kanë qenë tregje të formuara sa i përket prodhimit industrial. Si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, kanë qenë pjesë e një tregu të mirëfilltë industrial të investimeve të huaja. Shqipëria në raport me gjithë vendet e Ballkanit, me Europën s’ka të krahasuar, është shumë mbrapa jo vetëm sa i përket zhvillimit industrial, por edhe trasaksionit që mund të krijojë në industrinë prodhuese. Sidomos pas viteve 90 është perceptuar se të vetmin avantazh krahasuar ka fuqinë e lirë punëtore dhe informalitetin. Po të shohësh shumicën e investitorëve, ose kanë qenë anonimë në vendin e tyre, ose evazorë, pa emër, dhe shumë pak brand-e ndërkombëtare sa i përket industrisë prodhuese. Shqipëria është një nga vendet më të prapmabetura sa i përket formimit industrial të fuqisë punëtore. Ne jemi ekspertë te ato punë që s’duan punë, s’duan mend, po hap një kafe, nuk kërkohet inovacion, vrarje mendje, patenta, teknologji. Investitorët e huaj do kërkojnë atë gjë që ky treg ofron. Nëse ke një shoqëri që s’vlerëson punën, dhe takson egërsisht mendjen...Politikbërësit ndikojnë në shoqëri.
Problematika kryesore me të cilat ndeshen kompanitë e huaja janë dy elemente: Zbatimi i kontratës, dhe ligji për pronësinë për tokën. Shqipëria vazhdon të jetë vendi më paradoksal në botë, ku për të njëjtën sipërfaqe mund të gjesh deri në 5 pronarë. Kjo kushton dhe është një peshë shumë e rëndë sa i përket mundësisë së tërheqjes së investimet e huaja. Shqipëria në vitin 2009 ishte ende në rritje, ndërkohë që vitet e fundit jemi në maturitet”.



