
Një 34-vjeçare në Fier ka tentuar që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, pas dhunës së ushtruar nga bashkëjetuesi i saj.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier.

45-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.
34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



