
Deputeti ukrainas Oleksyi Goncharenko dorëzoi një rezolutë në Parlamentin e Ukrainës ku kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Duke folur për KTV-në ai ka treguar arsyet që e shtynë drejt një nisme të tillë.
I kam propozuar Parlamentit të Ukrainës ta adoptojë një rezolutë për njohje të Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Kështu që nuk është një rezolutë e madhe. Por qëllimi është mjaft i qartë. Deri më tash Ukraina nuk e ka njohur si shtet të pavarur dhe sovran dhe mendoj se është diçka që duhet të ndryshojë dhe ne duhet ta bëjmë këtë gjë tani. Ky është qëllimi i rezolutës që kam propozuar”.



