Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot në parim draftin për amnistinë penale duke pranuar pjesërisht amendamentet e Partisë Demokratike zyrtare. Por mbledhja u zhvillua me debate mes ministrit Manja dhe demokratit Alibeaj, ndërkohë që maxhorancës i duhen 84 vota për ta kaluar draftin në Kuvend.



