
Kryeredaktori i lajmeve në MCN Tv, Leonard Mitro beson se Rama nuk është i interesuar ta zgjidhë çështjen Beleri.
Në studion e lajmeve të MCN, Mitro tha se fakti që qeveria nuk ka reaguar mbi deklaratën zyrtare të bërë nga Greqia në Këshillin e Përhershëm të Ambasadorëve mund të jetë një sinjal i komunikimeve që po ndodhin për të arritur një zgjidhje dhe në fund Rama ta interpretojë si triumf i së drejtës.
Qeveria nuk është se u kap e papërgatitur për bllokimin që pritej dhe ishte paralajmëruar, megjithatë u zyrtarizua dje dhe kjo do të thotë që Greqia i ka dhënë kohë qeverisë për të komunikuar në kanalet e tyre diplomatike për të arritur në gjetjen e zgjidhjeje. Aq më tepër që Rama ka pasur 7 muaj kohë për ta zgjidhur këtë ngërç dhe për të mos marrë kosto që lidhen me integrimin e vendit në BE. Nuk besoj që Rama është i interesuar për ta zgjidhur këtë çështje, se nuk besoj e arrestimi i Belerit ka të bëjë me mbrojtjen e parimit të votës së lirë. Të gjithë e dimë që raporti i OSBE/ODIHR vërtetoi shkelje të mëdha të shit-blerjes së votës, por edhe të përdorimit të administratës në zgjedhje dhe ky është fenomen që ka prekur më së shumti mazhorancën në pushtet.
Mund të ketë episode dhe të kandidatëve të opozitës, apo dhe njerëzve të opozitës që kanë vepruar në shkelje të ligjit, por nëse qeveria do të ishte e predispozuar për të zgjidhur këtë çështje në favor të një interesi më të madh siç është integrimi i vendit në BE, mendoj se ishin të gjitha mundësitë në 7 muaj kohë që kryeministri të ishte ulur në bisedime dhe ta kishte zgjidhur këtë çështje.
Për çfarë arsye po e mban peng krizën e krijuar në raport me Greqinë besoj se kërkon diskutim të gjerë. Fakti që qeveria nuk ka reaguar mbi deklaratën zyrtare të bërë nga Greqia në Këshillin e Përhershëm të Ambasadorëve mund të jetë një sinjal i komunikimeve që po ndodhin për të arritur një zgjidhje dhe në fund Rama ta interpretojë si triumf i së drejtës. Në kuptimin që nëse në 4 dhjetor gjykata do të japë leje që Beleri të betohet atëherë kjo mund t’i shkojë për shtat narrativës së Ramës që deri më tani ka mbështetur idenë që çështja Beleri është çështje e drejtësisë.
Në fakt Athina zyrtare ka qenë më e kujdesshme në qëndrime nuk ka kërkuar që qeveria të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë për ta liruar liruar Belerin, por minimalisht për të lejuar betimin e tij. Këtu ngrihen shumë pikëpyetje sepse gjithë kësaj kohe kemi parë si institucionet kanë bërë ping-pong me njëri tjetrin. Kemi parë që Rama fillimisht ka thënë nëpër media që do kërkojë një opinion nga juristët e vet, opinion që vetë ai e mohoi që ta kishte marrë së fundmi në konferencën që kishte. Jam i rezervuar të them që mund të ketë një zgjidhje ndonëse Rama na ka treguar që në fund të krizave të tilla mund të bëjë një kthesë 360 gradë dhe mund ta interpretojë me shtetin e së drejtës dhe me distancën e tij nga drejtësia.
Më tej, Mitro thotë se çështja Beleri është një episod i vogël në raport me atë çfarë ka ndodhur në 2 mandate e gjysmë të qeverisjes së Ramës në Shqipëri.
Kostot në marrëdhëniet shqiptaro-greke janë kosto të shtrira në kohë. Nuk është çështja Beleri që po krijon kosto që lidhen me një vend fqinj si Greqia.
Çështja Beleri është një episod i vogël në raport me atë çfarë ka ndodhur në 2 mandate e gjysmë të qeverisjes së Ramës në Shqipëri.
Nëse marrin në analizë 2 mandate e gjysmë të qeverisjes së Ramës për të shtuar pyetjes se çfarë përparimi është bërë në marrëdhëniet shqiptaro-greke mund të themi jo vetëm që është bërë ‘vend numëro’, por janë bërë dhe hapa mbrapa.
Ramës i ka munguar vullneti për të forcuar marrëdhëniet me një vend fqinj, aleat dhe anëtar të BE siç është Greqia.
Kjo ka nisur që në 2009 që kur Rama ishte në opozitë, duke ankimuar në mënyrë rastësore marrëveshjen e detit.
Rama e ka shpjeguar që partia e tij u nis nga shkrimet e një gjenerali në gazetë për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe për të përfunduar ashtu siç e dimë të gjithë dhe akoma dhesot mbetet pezull.
Në 2013, një nga shtyllat e politikës së tij të jashtme ishte zero probleme me fqinjët. Kjo s’ka rezultuar kështu, veçanrëisht me Greqinë. U bën përparime të mëdha kur ministër i Jashtëm ishte Bushati dhe homolog i tij Koxias. Draftet për të zgjidhur çështjet dypalëshe të mbetura pezull, jo vetëm çështjen e detit, drafti ishte pothuajse gati për firmosje me një negociatë të gjatë të bërë asaj kohë dhe në dijeninë time ka qenë Rama që ka ndaluar frmosjen e marrëveshjes së arritur mes Bushatit dhe Koxias duke bërë nul një përpjkej të madhe diplomatike për të hapur një faqe të re mes dy vendeve.



