Kryeministri Mustafa kritikon presidentin Thaçi

Kryeministri Mustafa kritikon presidentin Thaçi

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kërkesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi për t’i ndarë 100 mijë dollarë për t’i ndihmuar njerëzit e zhvendosur nga stuhia në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi këtë kërkesë e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ndërsa kjo siç duket e ka penguar Mustafën, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij, në këtë rrjet sociale ka thënë se e ka vlerësuar të nevojshme që të ndahen 100 mijë dollarë, por ka thënë se presidenti për këto çështje nuk duhet të komunikojë me Qeverinë përmes shkrimeve në rrjetet sociale, por me akte zyrtare.

“Si Kryeministër e kam konsideruar të dhembshme dhe serioze fatin e viktimave dhe mbi një milion njerëzve të zhvendosur nga përmbytjet në Houston. Prandaj edhe ndihmën që mund ta japë Kosova. Për këto çështje presidentët nuk komunikojnë me qeverinë me facebook të dielen, por me akte zyrtare dhe duke respektuar legjimitetin e saj. IM”, ka shkruar Mustafa. /Lajmi.net/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy