Kryeprokurori i Nju Jorkut dorëhiqet pas akuzave të katër femrave për abuzim

Kryeprokurori i Nju Jorkut dorëhiqet pas akuzave të katër femrave për abuzim

Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, një kundërshtar i ashpër i presidentit Donald Trump, u dorëhoq nga detyra pas një raporti në të cilin jepeshin të detajuara akuzat e katër femrave ndaj tij për abuzim fizik.

Schniderman, i cili ka qenë një yll në ngjitje në radhët e demokratëve, tha se do tërhiqet nga detyra. Ai i hodhi poshtë akuzat e grave, me të cilat ai ka pasur lidhje.

Raporti i “The New Yorker” shënoi fillimin e rënies së Schneiderman-it.

“Ka qenë privilegj për mua t’i shërbej popullit të Nju Jork-ut. Gjatë orëve të fundit, akuza serioze, të cilat unë i kundërshtoj me forcë, janë ngritur kundër meje. Ato mbeten pa lidhje me detyrën time si prokuror, por më pengojnë të vijoj detyrën time si drejtues në këtë fazë kritike. Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti”, tha ai.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, i cili njihet për një marrëdhënie jo të mirë me Schneiderman, ishte ndër të parët në radhët e demokratëve që kërkuan largimin e tij. Vetë Duomo kandidon për një mandat të dytë si guvernator, madje emri i tij është përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për president në vitin 2020. Si Cuomo, edhe Schneiderman, janë përpjekur shumë të ndërtojnë një profil të lartë në radhët e demokratëve.

Largimi i Schneiderman nga posti pritet të minojë një sërë padish të ngritura kundër administratës Trump. Schniederman dhe Trump kanë qenë kundërshtarë prej vitesh, që nga koha e padisë së ngritur kundër Trump University.    

Schniederman është treguar i hapur në rastin e akuzave të para që u ngritën për abuzim seksual ndaj producentit Harvey Weinstein. Ai ngriti një padi kundër kompanisë së producentit, duke kërkuar kompensimin e femrave që kishin rënë pre e ngacmimeve dhe abuzimit të tij. / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy