
Eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian, Arba Kokalari, është emëruar zv.presidente e PE për Partitë Popullore.
Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, ku deklaron se do të jetë edhe një prej raportueseve përgjegjëse për Turqinë.
Arba Kokalari është pjesë e partisë së Moderuar në Suedi, ku jeton prej shumë vitesh.
Në zgjedhjet europiane, partia e saj fitoi 17.6 % të votave, duke çuar në Parlamentin Europian katër deputetë.



