
Ndërkohë që protesta e studentëve është mbyllur, me mbarimin e shkollës, për të rinisur sërish në janar, studentët nuk e kanë lënë “rehat” kryeministrin.
Paraditen e sotme disa student janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, teksa kanë vendosur kartolina me kërkesat e tyre në bredhin para ndërtesës, si një “dhuratë” për kreun e qeverisë.
Bëhet fjalë pikërisht për kërkesat që studentët i kanë adresuar tashme prej dy javesh kryeministrit e për të cilat, sikundër ata ritheksojnë, se kërkojnë plotësim pa kushte, e pa dialog.
8 kërkesavev të tyre i është shtuar edhe 1 tjetër për personat me aftësi të kufizuar, ku kërkohet përjashtimi i tyre nga tarifa.
Studentët janë larguar për shkak edhe të festave duke ndalur edhe protestën e tyre por ata kanë thënë se do të rikthehen sërish në janar, para Kryeministrisë nëse kërkesat e tyyre nuk gjejnë një zgjidhje nga ana e kryemnistrit Rama.



