Prej 59 vitesh, ky 73-vjeçar nga qyteti i Vlorës përmes punimit të hekurit arrin të nxjerrë në pah vepra që rrallëherë i ndeshim në vendin tonë. Agim Hyseni rrëfen për MCN zanafillën e këtij zanati dhe ecurinë e tij ndër vite.
Në punishten e tij numërohen shumëllojshmëri punimesh artistike, duke nisur që nga ushtarët spartane, mbajtëset e verës apo dhe ndriçues që tërheqin vëmendjen më së shumti të turistëve që vijnë në vendin tonë.
Një ndër punimet që 73-vjeçari tregon me entuziazëm, është përkrenarja e heroit Kombëtar, skënderbeut.
Interes për punimet e artizanit vlonjat kanë shfaqur më së shumti shqiptarët e Kosovës. Një tjetër veçori e 73-vjeçarit Agim Hyseni është edhe ngjashmëria e tij me shkencëtarin Albert Ajnshtajn.



