Mijëra njerëz të varur në një burg në Siri

Mijëra njerëz të varur në një burg në Siri

Rreth 13 000 njerëz, shumica prej tyre mbështetës civilë të opozitës siriane, janë ekzekutuar në fshehtësi në një burg në Siri, tha grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International.

Në raportin e tij thuhet se varje masive janë bërë çdo javë në burgun Sajdnaja, në veri të Damaskut, në periudhën shtator 2011 – dhjetor 2015.

Amnesty tha se ekzekutimet e dyshuara janë autorizuar në nivelet më të larta të Qeverisë siriane.

Grupi ka intervistuar 84 njerëz, përfshirë ish-roje, ish-të burgosur dhe ish-zyrtarë burgu për raportin e tij.

Ai po ashtu bëri thirrje për hetim nga Kombet e Bashkuara.

Qeveria më herët ka mohuar vrasjen ose keqtrajtimin e të burgosurve. / REL /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy