Mitro: Rama ka një lloj ndikimi në segmente të caktuara të SPAK

Mitro: Rama ka një lloj ndikimi në segmente të caktuara të SPAK

Kryeredaktori i lajmeve në MCN Tv, Leonard Mitro beson se kreu i qeverisë ka një lloj ndikimi në segmente të caktuara të SPAK.

I ftuar në studion e lajmeve, Mitro tha se ka veprime që të bëjnë të dyshosh se Prokuroria e Posaçme  vepron e ndikuar politikisht.

Kryeministri Rama edhe vetë tregoi sot se është disi i pasigurt në atë që po ndodh me hetimet për inceneratorin e Tiranës, pavarësisht se unë personalisht besoj se kreu i qeverisë ka një lloj ndikimi në segmente të caktuara të SPAK, nisur nga veprimet që ka bërë Prokuroria e Posaçme.

Nëse SPAK e ka nën hetim Ahmetajn, por ai ia del të arratiset nga vendi dhe të mos përgjigjet para prokurorëve mbi faktet që ai di të cilët mund të çojnë prokurorët deri në zyrën e kryeministrit. Nëse arrestohet krahu i djathtë i kryebashkiakut të Tiranës, një familjar i bashkëshortes së tij  dhe kryebashkiaku është duke shëtitur rrugëve duke mos e pasur dhe publiku të qartë nëse është marrë apo jo në pyetje, mbi përgjegjësitë që ai ka pasi është denoncuar prej kohësh. U bënë më shumë se 3 vite që firma e tij, pa marrë mbështetjen e Këshilli Bashkiak është deleguar në ministrinë  përkatëse për inceneratorin e Tiranës, janë veprime që të bën të dyshosh se SPAK vepron i ndikuar politikisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy