Lumneshi: Akuzat ndaj meje janë sajesa, Gaz Bardhi nuk tremb as sorrat

Lumneshi: Akuzat ndaj meje janë sajesa, Gaz Bardhi nuk tremb as sorrat

Në emër të Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm i saj, Gazmend Bardhi, tha sot se eksponentë të grupit kriminal të dënuar në Britaninë e Madhe, nuk do të lejohen të hyjnë më në selinë e Partisë Demokratike. Ai përmendi emrin e Lumeshit, shoqërues i Sali Berishës.

Të Paekspozuarit kontaktoi me zotin Lumneshi përmes Skype-it. Ai i hodhi poshtë akuzat e Bardhit, duke i cilësuar shpifje dhe sajesa.  

Ashtu si ju, edhe unë u habita me këtë B9-s. Nuk dridhem nga Gaz Bardhi, se ai nuk tremb as sorrat. Unë habitem nga këto shpifje dhe sajesa nga Gaz Bardhi dhe televizioni ABC. Ata më thanë e kemi marrë këtë informacion nga PD-ja.

Lumneshi tha se e ka mbështetur Partinë Demokratike dhe ka qenë mik i afërt i Bashës, por arsye politike, kreu i PD-së ka ndryshuar qasje ndaj tij.

Që në vitin '90 unë jam demokrat i lidhur me PD. Kam marrë pjesë në të gjitha fushatat, eventet. Në ditët më të vështira kam qenë pranë PD, edhe në kohën e Bashës, edhe të Berishës. U habita me zotin Basha se e kam pasur mik. Gruan e Lul Bashës e kam konsideruar si motër. Kam marrë pjesë në çdo protestë. Nuk e kuptoj pse erdhi Basha në këtë pikë. Halli politik i Bashës nuk duhet të shkojë deri në këtë pikë me miqtë që e kanë mbështetur në ditët më të vështira. Këto ditë siç e shihni është pak si i tronditur. Akuzat ndaj meje janë të pabaza

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy