Pëson infarkt duke drejtuar makinën, vdes 60 vjeçari

Pëson infarkt duke drejtuar makinën, vdes 60 vjeçari

Një ngjatje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të automjetit, ka ndërruar jetë një 60 vjeçar.

Policia sqaron se shtetasi ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke drejtuar makinën, çka ka sjellë edhe përplasjen e makinës që ai drejtonte me një automjet tjetër.   

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën “Ymer Kurti”, automjeti tip Mercedes Benz, me drejtues A. E., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet parkuar pranë saj. 

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.  Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy