Një nga ngjarjet që bëri zhurmë të madhe në botën e showbizz-it gjatë fundjavës që lamë pas, ishte padyshim fakti që aktori i njohur italian, Gabriel Garko, pranoi publikisht se prirjet e tij janë homoseksuale. Një deklaratë e cila erdhi në formën e një letre dedikuar ish-të fejuarës së tij, banore brenda shtëpisë së Grande Fratello VIP. Pas një deklarate të tillë, mbi të cilën kishte dyshime, por femrat hezitonin ta pranonin, rrjeti “u çmend” nga komentet.
Menjëherë kanë vërshuar komentet në Instagram dhe Facebook, por ajo që bën përshtypje është fakti se të paktën dy të tretat e komenteve janë në favor të Garko.
Padyshim nuk mungon diversiteti, dikush shpreh emocione, dikush tjetër më i moderuar, si dhe kishte edhe disa komente shumë të pakëndshme (kjo mbi të gjitha në FB).
Ajo që vihet re është fakti se dominojnë komentet të cilat shprehin lumturinë për faktin se tani Gabriel Garko do të jetë i lirë të jetojë një jetë të vërtetë. “Tani mund të fluturosh për në L’arcobaleno (ngjyrat e LGBT)”. “Deri dje për mua mua ishe një gjë e ftohtë, nga sot je një njeri i madh”. “Ai doli publikisht, ok. Kjo është një pikë e madhe për të”. Kishte dhe komente negative, ose nga ato indiferente, por ishin më të vogla në numër, gjë që tregon se njerëzit e dinin dhe nuk u surprizuan, ose fansat femra duan të vazhdojnë të kujtojnë Garkon, si mashkullin e ëndrrave të tyre ndër vite (si Il bello delle donne), pavarësisht deklaratës që ai vendosi të bëjë në vitin 2020.

Në Grande Fratello VIP, aktori realizoi një takim me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë (false) nga viti 2015 deri në vitin 2018. Përmes një letre të shkruar për Adua-n, ai zbuloi disa detaje të marrëdhënies së tyre:
“Të kam shkruar një letër dhe dua ta lexoj. Adua, Rosalinda (emri i vërtetë i Adua-s), ti kurrë nuk më ke thirrur Dario [emri i vërtetë i Gabriel Garko-s] apo jo? Një djalë që e fshiva, e vrava dhe dua ta kthej në jetë. E di që këto gjëra që do të them do të befasojnë, jo sepse ti nuk i di, por sepse nuk e di që do t’i them këtu. Ne jetuam bashkë një përrallë të bukur… të bukur, por përrallë. Dhe në përralla disa dëgjojnë, disa shkruajnë dhe të tjerë interpretojnë. Dua të të them të bësh si unë, të gjesh fëmijën brenda teje. A të kujtohet kur të thashë në Sanremo se doja të bëja gjërat e mia? Këtu dhe atje pata guximin të filloj të jetoj, thashë moshën time të vërtetë. Atje, fëmija u kthye në jetë dhe, sot më shumë se kurrë, dua të të them se nuk gjej dot më një maskë që më përshtatet.”




