Ish-ministri Fatmir Xhafaj, skeptik për ligjin e vetingut në Policinë e Shtetit

Ish-ministri Fatmir Xhafaj, skeptik për ligjin e vetingut në Policinë e Shtetit

Ndryshimet në Ligjin për vetingun në Policinë e Shtetit, pritet të votohen sot nga shumica parlamentare në Kuvend, por ai nuk ka kaluar pa debate nga ana e vetë maxhorancës. Skeptik për ndryshimet e këtij ligji është shfaqur sot ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili gjatë mandatit të tij ishte ndër nismëtarët për “veting” të të gjithë policisë së vendit. Kësisoj, Xhafaj doli kundër projektligjit të maxhorancës, i cili ndryshon ligjin aktual të vetingut në Policinë e Shtetit.

Edhe pse ligji në fjalë është kërkuar për rishikim për ndryshime eventuale nga ana e pasardhësit të tij, ministrit aktual Sandër Lleshaj, ish-ministri Xhafaj shprehu keqardhje për alibitë false, që sipas tij u përdorën për moszbatimin në kohë të mëparshme të ligjit të vetingut në polici.

Projektligji i ri i konsiston në dy pika kryesore, të cilat priten të ndryshohen, e që kanë të bëjnë me afatin dhe komisionet që kanë të bëjnë me vetingun. Në projektligjin e ri të ndryshuar parashikohet që vetingun në policinë e shtetit, në fazën e parë për drejtuesit ta bëjë një komision i jashtëm, ndërsa 13 mijë punonjësit e policisë t'i kalojë në skaner Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Pikërisht për këtë çështje, Xhafaj, shpreh skepticizmin e tij, qe institucioni në fjalë nuk mund të bëjë një filtër të tillë, pasi e para është në varësi të ministrit dhe mund të cenohet pavarësia e procesit dhe e dyta, sepse SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet e nevojshme:

"Një nga sukseset e vetingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHÇBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. T'i besojmë vetingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive, nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret", u shpreh ish ministri Xhafaj.

Por sipas ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndryshimet e propozuara nuk prekin thelbin e procesit të vetingut, por bëhen më qëllim të përshpjetimit të procesit. "Problemi themelor  që lidhet me këtë situatë ka të bëjë me kohën, e cila është në dispozicion për të mbyllur procesin e vetingut. Sipas ligjit aktual, procesi i vetingut për 13 mijë punonjës të Ministrisë së Brendshme duhet të mbyllet në marsin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që procesi ende nuk ka filluar dhe praktikisht është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që ky proces të mbyllet ashtu sikundër ligji e parashikon, pra në marsin e vitit të ardhshëm", tha ministri Lleshaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy