Kryemadhi e akuzon për arsimin dhe shëndetësinë, Rama i përgjigjet me një listë punësimesh (VIDEO)

Kryemadhi e akuzon për arsimin dhe shëndetësinë, Rama i përgjigjet me një listë punësimesh (VIDEO)

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin. Gjatë fjalës në Kuvend, Kryemadhi tha se qeveria e Ramës ka dëmtuar ekonominë, arsimin, shëndetësinë.

“Krimi të mban peng dhe nuk të lëshon më kurrë. I përdore më 25 qershor si shokë tavolinash dhe sot të kërkojnë haraçin”, tha Kryemadhi duke iu drejtuar Ramës.

Ndërsa në replikën e tij me kryetaren e LSI-së, Rama listoi punësimet që sipas tij LSI-ja ka bërë në administratën shtetërore, pa asnjë kriter mbi arsimimin.

“Asnjë replikë vetëm një ilustrim shumë modest i arsyeve të dhimbjes që prodhon këtë lloj politike. Ndërmarrja shtetërore e transmetimit të energjisë elektrike:

Specialist i zyrës së pagave – nuk ka përfunduar shkolën e lartë

Zyra e projetimit të impianteve, drejtori – politikë agrare

Specialist i telekomunikacionit – masë sigurie arrest me burg, paguar deri në shtator

Remontier- arsim tetëvjeçar

Specialist i sigurimit teknik – arkitekturë

Manovrator – histori-gjeografi

Remontier – gjuhë letërsi

Elektricist kryesor -  psikologji

Elektricist kryesor -  i mesëm agronomi

Elektricist kryesor - merceologji

Financiere -  gjuhë të huaja

Elektricist – merceologji

Drejtuese e njësisë operative -  shkenca politike

Remontier – histori gjeografi

Remontier -  fiskulturë

Specialist i sigurimit teknik - agromjedis

Këta janë të punësuar të partisë për të marrë vota dhe për të detyruar të tjerët të marrin vota”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy