Gjermania mbështeti Open Balkan, Rama: Dera është e hapur, nuk përfshijmë kënd me zor e as nuk rrimë të presim

Gjermania mbështeti Open Balkan, Rama: Dera është e hapur, nuk përfshijmë kënd me zor e as nuk rrimë të presim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së qeverisë gjermane e cila e quajti bashkëpunimin rajonal të dobishëm dhe të rëndësishëm.

Përmes një postimi në “Twitter” teksa thekson fjalët e qeverisë gjermane, Rama thotë se dera për bashkëpunim është ende e hapur, por nuk marrin kënd me zor e as nuk mund të presi as t’u mbushet mendja.

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy