Kreu i Partisë Demokratike italiane, Nicola Zingareti është infektuar nga koronavirusi.
Lajmi është bërë me dije nga ai vetë në një video-postim në Facebook.
Ai thekson se është mirë më shëndet dhe bën me dije se po kurohet në shtëpi.
“Autoritetet shëndetësore po kontrollojnë të gjithë personat me të cilët kam qenë në kontakt”, tha ai.
Zingareti deklaroi se s’ka vend për panik, duke shtuar se po mundohet të japë shembullin më të mirë.



