Gara për hetues në BKH, SHBA: Bëhuni pjesë për krijimin e një Shqipërie më të mirë

Gara për hetues në BKH, SHBA: Bëhuni pjesë për krijimin e një Shqipërie më të mirë

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka përshëndetur hapjen e garës së Byrosë Kombëtare të Hetimit për përzgjedhjen e 60 hetuesve specialë, ndërkohë që saktëson se për këta indivisë  do të ketë trajnime dhe specializime. Jo vetëm kaq, por do të kalojnë edhe mjaft teste për pastërtinë e figurës, pasi do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve.

Përveç të tjerave SHBA fton të gjithë ata persona që plotësojnë kushtet që të bëhen pjesë e aplikimeve dhe të ndihmojnë në krijimin e një sistemi drejtësisë etike.

Reagimi i ambasadës së SHBA

Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë në krijimin e një sistemi drejtësie etik, transparent dhe profesional, siç e meritojnë shqiptarët. Je pjesë e elitës që do ndihmojë në krijimin e një Shqipërie më të mirë? Hetuesit e BKH-së do të jenë ndër pjesëtarët më të mirëtrajnuar dhe më të vetuar të organeve ligjzbatuese në vend dhe do të luajnë një rol kyç në dhënien e drejtësisë në emër të shqiptarëve. Apliko këtu: https://bit.ly/3bKUsUv

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy