Truss tërhiqet nga shkurtimet e taksave për më të pasurit

Truss tërhiqet nga shkurtimet e taksave për më të pasurit

Kryeministrja britanike Liz Truss e ka rimenduar sërish dhe së bashku me ministrin e saj të Financave Kwasi Kwarteng ka anuluar planin tatimor që synon uljen e taksave për më të pasurit. 

Është e qartë se heqja e taksës prej 45% ka lënë në hije misionin tonë për të adresuar vështirësitë e vendit tonë. Për këtë arsye, unë po njoftoj se nuk do ta çojmë përpara.

Kështu shkroi në Twitter Ministri i Financave Kwasi Kwarteng këtë mëngjes.

Ne e kuptojmë, dëgjuam. Kjo do të na lejojë të përqendrohemi në zbatimin e elementeve kryesore të planit tonë të rritjes. Së pari, tavani i çmimit të energjisë.

Liz Truss, e cila mori detyrën në fillim të shtatorit, dhe kancelari i saj i Thesarit Kwasi Kwarteng njoftuan një paketë masive të mbështetjes energjetike për familjet më 23 shtator, shoqëruar me shkurtime masive të taksave. 

Ulja e tatimit mbi të ardhurat për nivelin më të lartë, e cila do të ishte ulur nga 45% në 40%, ka qenë objekt polemikash të hidhura, pasi akuzohet se favorizon më të pasurit në mes të krizës së kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar. Janë paralajmëruar gjithashtu ulje të tjera taksash, duke përfshirë heqjen e taksave të korporatave dhe rritjes së sigurimeve shoqërore dhe pezullimin e taksave mjedisore.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy