Planeti pa kontinente, shkencëtarët gjejnë gjurmë të Tokës së dikurshme

Planeti pa kontinente, shkencëtarët gjejnë gjurmë të Tokës së dikurshme

Toka fillimisht mund të ketë qenë e zhytur plotësisht në ujë, ashtu si në filmin 'Bota e ujit” me Kevin Costner. Disa gjurmë kimike që gjenden në shkëmbinjtë në Australi, sugjerojnë ekzistencën e një oqeani antik global, në një kohë kur kontinentet nuk ishin shfaqur ende. Kjo tregohet nga një studim i Universitetit të Kolorados, botuar në revistën “Nature Geoscience” dhe mund të shërbejë për të kuptuar se se si dhe ku u shfaqën format e para të jetës njëqelizore.

"Historia e jetës në Tokë gjurmon “xhepat” e mundshëm", shpjegon studiuesi Boswell Wing. "Nëse bota ishte e mbuluar në oqean, atëherë këta “xhepa” të thatë nuk  do të ishin të disponueshëm". Studiuesit arritën në këtë përfundim duke studiuar një sit gjeologjik në rajonin Panorama, në brendësi të Australisë veriperëndimore, ku ka ende disa mbetje të kores së lashtë oqeanike që daton nga 3.2 miliardë vjet më parë. Studiuesit analizuan njëqind mostra shkëmbore që mbajnë gjurmë të ndërveprimeve me ujin.

Studimi - shpjegon studiuesi Benjamin Johnson - ishte pak a shumë si të analizosh mbetjet e kafesë për të nxjerrë informacione për ujin që kaloi nëpër to. Studiuesit vlerësuan posaçërisht praninë e dy llojeve (izotopeve) të oksigjenit: një më të rëndë, oksigjenin 18, dhe një tjetër më të lehtë, oksigjenin 16. Rezultatet zbuluan një prani pak më të madhe të oksigjenit 18, më të lartë edhe në atë të sotmin. Sipas ekspertëve, kjo shifër i atribuohet mungesës së tokave të shfaqura: nëse do të kishin qenë të pranishëm, në të vërtetë, ata do të përthithur izotopet e oksigjenit 18.

"Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që në atë kohë nuk kishte tokë të dalë mbi sipërfaqen e ujit", thotë Wing. "Asgjë nuk përjashton faktin se mund të ketë pasur mikro kontinente shumë të rinj që sapo kishin dalë nga uji". Sidoqoftë, mbetet për t’u kuptuar kur pllaka tektonike nisi të ngrihej, duke sjellë si pasojë  kontinentet që ne njohim sot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy