Vatër e papritur zjarri në Delvinë, në rrezik lagja “Kasapaj” (VIDEO)

Vatër e papritur zjarri në Delvinë, në rrezik lagja “Kasapaj” (VIDEO)

Efektivët e Forcave të Armatosura së bashku me ekipet lokale të zjarrfikësve gjatë ditës së sotme po përballen në luftë me flakët e një vatre të papritur të favorizuar nga erërat e forta.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes e cila thotë se Forcat e Armatosura prej orësh po punojnë në terren të mbështetur dhe nga helikopterët e Forcës Ajrore.

Korrespondentja e MCN TV nga Delvina raporton se lagja “Kasapaj” është në rrezik nga zjarri, ndërkohë që për shuarjen e flakëve ka mbërritur dhe helikopteri.

Më herët Ministria e Mbrojtjes iu bëri thirrje banorëve të Delvinës që të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy