
Një kaos është krijuar dje në aeroportet e Danimarkës dhe Norvegjisë, pas zbulimit të disa dronëve, që sollën anulimin e 50 fluturimeve. Sipas policisë “tre deri në katër dronë të mëdhenj”, filluan të fluturonin mbi aeroportin e kryeqytetit danez, duke hyrë dhe dalë nga aeroporti.
Aeroporti Kastrup, më i madhi i Danimarkës, u mbyll rreth orës 8:30 të mbrëmjes, raportuan mediat lokale, pas zbulimit të dronëve të dyshimtë që fluturonin mbi aeroport.
Ai u rihap rreth orës 1:00 të mëngjesit. Disa fluturime të planifikuara për t'u ulur në kryeqytetin danez u devijuan në aeroporte të tjera në të gjithë vendin, ndërsa brenda u formuan radhë të gjata pasagjerësh të bllokuar.
Me kalimin e orëve, rreth shtatëdhjetë fluturime u devijuan, përfshirë ato për në Malmö të Suedisë dhe Göteborg. Pesëdhjetë ngritje u anuluan.
Dronet nuk u qëlluan nga autoritetet, por u zhdukën vetë nga zona dhe ne nuk e dimë se ku shkuan, sipas Zëvendës Inspektorit të Policisë Jakob Hansen. "Po përpiqemi të zbulojmë," shtoi ai, "çfarë lloj dronësh ishin pranë aeroportit dhe nga vinin."



