Bie makina në humnerë në autostradën e Kalimashit, një i vdekur dhe një i plagosur

Bie makina në humnerë në autostradën e Kalimashit, një i vdekur dhe një i plagosur

Aksident me një të vdekur dhe një të plagosur rëndë është regjistruar në orët e para atë mëngjesit të kësaj të enjte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në autostradën Kalimash - Morinë, në afërsi të urës së Kolshit, ku mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin shtetasit Andi Rrustaj, 25 vjeç  dhe Xheku Logu, 19 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Si pasojë, ka humbur jetën 25-vjeçari Andi Rrustaj, ndërsa ka mbetur i plagosur 19-vjecari, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  Andi Rrushaj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy