Estonia njofton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 122 mln $

Estonia njofton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 122 mln $

Estonia do t'i dërgojë një paketë tjetër ndihme ushtarake Ukrainës me vlerë 113 milionë euro (122 milionë dollarë), njoftoi të enjten në një deklaratë kryeministrja estoneze Kaja Kallas.

Sipas deklaratës, paketa e ndihmës përfshin dhjetëra obusa, mbi njëqind armë antitank, pajisje mbështetëse artilerie, granatahedhës dhe municione.

Të gjitha vendet duhet të shikojnë rezervat e tyre dhe të sigurojnë që industritë të jenë në gjendje të prodhojnë më shumë dhe më shpejt. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka një çmim, një çmim që ne e paguajmë në euro, por ukrainasit e paguajnë me jetën e tyre”, tha Kallas.

Me paketën e fundit të ndihmës, ndihma totale ushtarake e Estonisë për Ukrainën do të rritet në 370 milionë euro, ose pak më shumë se 1% e prodhimit të brendshëm bruto të Estonisë, sipas deklaratës.

Ndihma jonë dhe ndihma e aleatëve tanë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë luftarake të ushtarëve ukrainas dhe kjo vlerësohet shumë në Ukrainë. Prandaj, është e rëndësishme të japim shembull dhe të motivojmë aleatët e tjerë që të japin ndihmë gjithashtu”, tha në të njëjtën deklaratë ministri estonez i Mbrojtjes Hanno Pevkur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy