Vala e motit të keq që po godet Shtetet e Bashkuara deri më tani ka shkaktuar të paktën nëntë të vdekur. Kjo është raportuar nga CNN , sipas të cilit të gjitha vdekjet kanë ndodhur nga aksidentet me makinë për shkak të akullit në rrugë dhe borës së madhe.
Moti i ftohtë dhe erërat e forta vazhdojnë të ngadalësojnë transportin në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Shteti i Nju Jorkut është aktualisht epiqendra e stuhisë së dimrit me borë dhe erëra deri në 80 mph.
Rreth 200 milionë amerikanë janë të rrezikuar të përjetojnë Krishtlindjet më të ftohta në 40 vjet.



